logo

Çfarë është DevOps Bootcamp?

Po mendon se si të ngresh karrierën tënde? Lufthansa Industry Solutions po kërkon persona entuziastë në fushën e IT-së që dëshirojnë të bëhen Inxhinierë DevOps.

Programi DevOps Bootcamp është organizuar për të të ofruar një mundësi për të zotëruar teknologjitë më të fundit në industrinë e IT-së. Ky kurs është përpiluar për të të ndihmuar të bëhesh një inxhinier DevOps dhe për të të dhënë një mundësi të punosh përkrah profesionistëve të talentuar të Lufthansa-s. Si rezultat, ti mund të kesh rastin t'i bashkohesh një ambienti ndërkombëtar pune, të vendosur në zemër të Tiranës.

Kursi do të drejtohet nga trajnerë me eksperiencë nga Software Development Academy. Trajnerët do të të përgatisin të përmbushësh kriteret e profilit të një inxhinieri DevOps për Lufthansa Industry Solutions. Brenda 3 muajve të ndjekjes së leksioneve fizikisht dhe online, ti do të kesh mundësinë t'i bashkohesh një sektori në lulëzim, që është mjaft premtues në Shqipëri. Do të përfitosh një sërë aftësish të reja dhe unike që do të të bëjnë një aset të çmuar për kompaninë.

Më e rëndësishmja! Pagesa e kursit do të mbulohet pjesërisht nga Lufthansa Industry Solutions. Të duket interesante?

Të punosh për Lufthansa Industry Solutions

Lufthansa Industry Solutions në Tiranë është partneri yt për transformimin digjital. Si një kompani IT lider në treg, Lufthansa Industry Solutions aktualisht ka më shumë se 210 të punësuar dhe ofron shumë oportunitete dhe perspektivë për punë në një varietet projektesh në këtë sektor.

Një kombinim mes profesionistëve më të mirë në treg, cilësisë së lartë, stilit të strukturuar të punës, standardeve Evropiane, metodologjisë praktike, balancës mes punës dhe jetës dhe një pakete me benefite shumë konkurruese, janë ndër avantazhet më tërheqëse që mirëpresin punonjësit që i bashkohen kompanisë. Lufthansa Industry Solutions i ngre themelet prej të rinjve të formuar dhe zhvillimit më të lartë, të arritur falë një game të gjerë projektesh ndërkombëtare të sofistikuara.

Lufthansa Industry Solutions në Tiranë kërkon të punësojë të sapo-diplomuar, ashtu si edhe profesionistë në fushën e zhvillimit software, menaxhimit të aplikacioneve (suportit 24/7 nga niveli i parë në të tretin), DevOps, inxhinieri infrastrukture, teknologji urë si TIBCO, SAP etj., që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në një ambient ndërkombëtar pune në Shqipëri.

Një kurs i mundësuar nga
Software Development Academy

Software Development Academy është akademia më e madhe në Evropë në fushën e IT-së që aktualisht operon në 11 shtete.

Përgjatë përvojës së 7 viteve të fundit, SDA ka mundësuar një larmishmëri kursesh dhe trajnimesh në sektorin e IT-së për më shumë se 10.000 studentë, duke i realizuar ëndrrat e tyre për një karrierë të suksesshme në IT. Çdo kurs i mundësuar nga SDA është përpiluar sipas nevojave të studentëve dhe është përgatitur nga ekspertë dhe profesionistë në këtë industri. Ti do të kesh rastin të marrësh pjesë në metodat unike të mësimdhënies në SDA dhe të përfitosh eksperiencën e duhur për të avancuar në karrierën tënde dhe për të tërhequr më shumë mundësi në tregun e punës.

Çfarë duhet të dish rreth kursit

Të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të nisin leksionet në DevOps Bootcamp në 26 qershor.

Trajnimi do të zhvillohet në 210h gjatë tre muajve.

Leksionet do të zhvillohen pasdite për të shmangur përplasjet me orët e punës.

Kursi do të jetë hibrid, i ndarë në leksione online dhe leksione që kërkojnë praninë fizike .

Pjesëmarrja në kurs do të ndiqet nga një provim përfundimtar si edhe një certifikatë.

2,640 Euro është çmimi total i këtij programi. Ti do të paguash 1,380 euro, pjesa tjetër do të mbulohet nga Lufthansa Industry Solutions.

Apliko

Eksperienca jote - Përpara dhe pas

Ti mund të marrësh pjesë në këtë kurs nëse:

Pas kursit, ti:

Për t'u bërë pjesë e skuadrës së Lufthansa Industry Solutions, duhet të:

Afatet e përzgjedhjes
dhe rekrutimit

Përgjatë procesit të përzgjedhjes duhen marrë në konsideratë disa hapa, në mënyrë që kandidatët më të përshtatshëm dhe më të kualifikuar të kenë mundësinë t'i bashkohen këtij kursi. Vetëm aplikantët që përmbushin me sukses hapat e mëposhtëm mund të jenë pjesëtarët më të rinj të departamentit të DevOps-it në Lufthansa Industry Solution.

3 Maj - 13 Qershor

Mbledhja dhe përzgjedhja e CV-ve të kandidatëve.

23-25 Qershor

Faza e parë e takimeve të rekrutimit. Gjatë kësaj faze do të zhvillohet edhe një testim logjik.

5-7 Korrik

Faza e dytë e takimeve të rekrutimit.

12-19 Korrik

Vendimi final dhe firmosja e kontratës me kandidatët.

27 Korrik

Nis kursi.

Apliko tani

Dërgo aplikimin tënd jo më vonë se 13/06/2021.

Duke plotësuar këtë formular ju lejoni SDA të përdorë të dhënat tuaja personale për të ofruar kursin në teknologji për të cilin jeni të interesuar.

Nëse dëshironi që SDA t'ju dërgojë informacion që do t'ju ndihmojë të ndërtoni karrierën tuaj në IT, si informacion mbi kurse të tjera, promocione, evente, oferta pune, trajnime, internshipe etj., ju lulem klikoni në kutinë më poshtë.

Kërkesa juaj po dërgohet! Gishtat e kryqëzuar për ju ! ;)

Pyetje të shpeshta

Më poshtë do të gjeni përgjigje për pyetjet që na drejtohen më shpesh rreth DevOps Bootcamp nga Lufthansa.

48% e çmimit të kursit do të mbulohet nga Lufthansa Industry Solutions, pjesa e mbetur, 52% do të mbulohet nga pjesëmarrësi. Shikoni informacionin e detajuar më poshtë:
  • Çmimi i kursit është 2,640 Euro*
  • Lufthansa do të paguajë 1,260 Euro* për student
  • Çdo student do të paguajë 1,380 Euro*
* Të gjitha tarifat përmbajnë TVSH.
1. SDA do të vlerësojë me kujdes çdo CV të dërguar dhe do të vendosë se cilët kandidatë përshtaten më mirë me profilin e Inxh. DevOps. CV-të do të pranohen deri më 13/06/21.

2. Nëse aplikimi i dërguar do të përzgjidhet, kandidati do të ftohet për një intervistë të parë më 23-25/06/21 ku do të zhvillohet një test logjik si edhe do të vlerësohet niveli i gjuhës angleze.

3. Nëse kalohen me sukses këta tre hapa, intervista e fundit do të zhvillohet më 5-7/07/21.

4. Pasi të firmoset kontrata, studenti do të jetë gati të nisë kursin më 27/07/21.
Lufthansa mund të konsiderojë të të ofrojë një punë nëse: merr pjesë në mënyrë aktive në kurs - niveli i pjesëmarrjes jo më i ulët 80%, kalon provimin përfundimtar me një rezultat jo më të ulët se 80%.
Kursi do të jetë i organizuar në leksione online si edhe leksione që kërkojnë pjesëmarrje fizike, në mënyrë që të kombinohet teoria me praktikën. Numri maksimal i personave në një grup pune do të jetë 20. Si një orar më i përshtatshëm për pjesëmarrësit, leksionet do të zhvillohen pasdite. Trajnimi do të drejtohet nga ekspertët më të mirë IT si edhe profesionistë nga akademia IT më e madhe në BE- Software Development Academy. Pjesëmarrësit do të kenë akses në të gjitha materialet si edhe do t'u ofrohet mbështetje e vazhdueshme nga trajnerët.
Gjatë kursit studenti do të ndjekë më shumë se 200 orë trajnimi në tema të ndryshme, të mundësuara nga Software Development Academy. Temat përfshijnë: Bash scripting, bazat e Python and Powershell scripting, bazat e Containerization duke përdorur Docker, Virtualization duke përdorur VirtualBox, Cloud nga Azure, Container orchestration me OpenShift dhe Kubernetes, Infrastrukturë si kod & GitOps duke përdorur Terraform & Ansible.
Ne jemi duke kerkuar per ekspert dhe fillestarë ne IT - persona qe kane eksperience pune ne IT. Nëse je i interesuar të mësosh, i gatshëm për të ndryshuar karrierën tënde, ke një mendje analitike dhe konceptuale, e shikon veten si një anëtar skuadre, i aftë për të punuar në një ambient dinamik dhe praktik dhe mund të përdorësh gjuhën angleze si gjuhën tënde të punës, atëherë apliko tani!